VIDEO/ Meta flet për raportet me Bashën: Ka qenë me muaj të tërë te shtëpia ime, Berisha vetëm njëherë

VIDEO/ Meta flet për raportet me Bashën: Ka qenë me muaj të tërë te shtëpia ime, Berisha vetëm njëherë

20:55, 22/11/2021

Presidenti Ilir Meta i ftuar në Çim Peka Live foli për marrëdhëniet e tij me Lulzim Bashën, kryetarin aktual të PD. 

Meta tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë vetëm njëherë në shtëpinë e tij, ndërsa Basha bashkë me familjen me muaj të tjerë kanë qenë miq të tij. 

Kreu i shtetit tha se ishte i habitur nga deklaratat e Bashs që nga "Trekëndëshi i Bermudës" e deri te akuzat e sotme. 

 

Zoti Berisha ka qenë vetëm njëherë te shtëpia ime. Ndërsa z.Basha me muaj të tërë me gjithë familjen, vajzat, njerëzit e afërt të tjerë. Nuk ka patur as politikan të majtë sa ka qenë zoti Basha, te unë, te familja ime, në planin familjar. Në planin politik dihen ato oshilacionet. Unë nuk kam dashur të përfshihem dhe as jam marrë me çështjet e brendshme të PD. Jam habitur për "Trekëndëshin e Bermudës". Thash se mos e kishte për Ilir Metën deputet të PS në Vlorë. Por u habita kur tha e kam ndihmuar shumë si president, po unë e kisha dëmtuar atë dhe PD. Unë nuk dëshiroj të ndërhyj në çështjet e partive, por si president, unë jam gati të jap llogari të jap përpra tyre në çdo kohë. Në datën 11 që ka lajmëruar anëtarësia Kuvendin, në datën 18 që e ka njoftuar Kryesia, kur të kenë dësihrë, 100 m larg është Presidenca nga Pallati i Kongreseve". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco