PD shpërndan formularët për anti-Kuvendin e datës 18 dhjetor

PD shpërndan formularët për anti-Kuvendin e datës 18 dhjetor

19:25, 22/11/2021

Me afrimin e 11 Dhjetorit ditë kur më shumë se 5 mijë delegatë të PD do të marrin pjesë te Kuvendi Kombëtar i PD, Lulzim Basha ka ndërmarrë një tjetër nismë për të ligjëruar aksionin për mbajtjen e një kuvendi alternativ në 18 Dhjetor.

Syri.net ka siguruar modelin e një formulari të shpërndarë nga selia e PD-së ku ndër të tjera shkruhet: “Pasi mora dijeni zyrtarisht për vendimin nr.139 Prot, datë 15,11, 2021 të Kryesisë së Partisë, që nisur nga situata e krijuar në Partinë Demokratikepas shpalljes së Departamentit Amerikan i Shtetit si person “non grata” të Sali Berisha dhe dëmtimit të interesave politike të Partisë Demokratike në lidhje me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast të mosmarrjes së masave që kërkoheshin nga ajo situatë, Partia Demokratike ka vendosur: Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditën e Shtunë, më datë 18 Dhjetor, ora 11 në Pallatin e Kongreseve”.

Në këtë mënyrë, pas anti-Kuvendit të thirrur nga Lulzim Basha në 18 Dhjetor, lidershipi i PD-së ka menduar të shpërndajë edhe një anti-formularë si kundërpërgjigje për 4500 formularët e siguruar nga Foltorja e Sali Berishës që synon demokratizimin e PD-së.

Kjo është foto e formularit të shpërndarë nga PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco