Meta tregon pabesinë e Bashës: Anulova 30 qershorin siç kërkoi ai, refuzoi të regjistrohej në 13 tetor

Meta tregon pabesinë e Bashës: Anulova 30 qershorin siç kërkoi ai, refuzoi të regjistrohej në 13 tetor

18:10, 22/11/2021

Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer me fakte të tjera detaje sa i takon raporteve të tij me kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha. 

Meta tregon se pasi anuloi me dekret zgjedhjet vendore të 30 qershorit, me kërkesë të Lulzim Bashës, shpalli zgjedhjet vendore në datën 13 tetor të 2019-ës. 

Kreu i shtetit sqaron se edhe pse Lulzim Basha ra dakord për këtë datë, PD nuk dërgoi në KQZ asnjë kërkesë për t'u regjistruar, siç bëri PR, PAA dhe LSI. 

"Pas anulimit të 30 qershorit presidenti nisi ftesat dhe takimet për të caktuar një datë të re, në mënyrë që qytetarët të kishin alternativa zgjedhjeje. Më pas presidenti caktoi datën 13 tetor, pas konsultave me z.Basha por dhe përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare por dhe përfaqësuesit e tjerë që donin zgjedhje gjithëpërfshirë, ku bojkotoi PS. Basha ra dakord vetë për datën 13 tetor. Por çfarë ndodhi realisht? Pas konfirmimeve në KQZ, rezulton se Lulzim Basha dhe PD nuk kanë denjuar të bëjnë as edhe një kërkesë zyrtare për t'u regjistruar për zgjedhjet e 13 tetorit, pasi kishim marrë dakordësimin e tij dhe të aleatëve të tij. Ndryshe nga Basha, rezulton se PR, PAA, LSI i kanë paraqitur KQZ kërkesat si për t'u regjistura si konkurrent në zgjedhjet e 13 tetorit, por edhe për të marrë masat për organizimin e tyre. Lulzim Basha që thotë se ka mbështetur presidentin, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë. Bojkotoi jo vetëm 30 qershorin, por edhe 13 tetorin, edhe aleatët e tij që donin zgjedhje vendore", u shpreh presidenti Ilir Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco