‘E thërritën në Gjermani, dridhej e qante’, Meta për akuzat e Bashës: S'e ndihmoj dot, është në siklet të madh

‘E thërritën në Gjermani, dridhej e qante’, Meta për akuzat e Bashës: S'e ndihmoj dot, është në siklet të madh

17:59, 22/11/2021

Presidenti Ilir Meta, në konferencë për mediat, foli për akuzat e Lulzim Bashës.

Meta thekson se nuk e ndihmon dot, duke shtuar se Basha është në siklet të madh e se në Gjermani është thirrur nga të huajt, ku “dridhej e qante”.

“Unë kam qenë këtu për demokratët, socialistët dhe ata pa parti, nuk i iki kurrë ballafaqimit. Basha ka provokuar disa herë se është kurdisur, jo se ka dëshirë. Është në siklet të madh. I them se nuk të ndihmon dot Meta, se nuk ka mundësitë. Basha dogji mandatet, në kundërshtim me porositë që i ka dhënë Ilir Meta.

Erdhi m’u lut në Gjermani, se e kishin thirrur atje, se ishin tmerruar atje, se vinin lajmet për bomba e molotovë. Ky thërret popullin më kot në protesta. Në Gjermani e kanë thirrur, duke i thënë se nëse hidhet një shashkë, do distancohemi nga ty. Kështu i kanë thënë atje në Gjermani, prandaj dridhej e qante. Shikoje atë çështjen e Kushtetutës i kam thënë, që opozita të jetë në zgjedhje. Çoi njerëz burgjeve se dolën në protesta ky zotëria”, deklaroi Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco