Pas Foltores entuziaste, Berisha poston mesazhin: Fitorja është grua

Pas Foltores entuziaste, Berisha poston mesazhin: Fitorja është grua

12:35, 22/11/2021

Pas Foltores së Gruas, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, postoi një mesazh të shkurtër.

Berisha u prit me entuziazëm një ditë më parë në Foltoren e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas.

Ndërkohë në mesazh, Berisha shkruan se fitorja ka emrin e gruas.

“Fitorja është grua! Ka dallim të madh mes suksesit të një burri dhe suksesit të një gruaje. Në suksesin e një burri ka disa kontribute, në suksesin e një gruaje kontributi është vetëm i saji,” shkruan Berisha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco