‘Jam nga Hoti i Prek Calit’/ Demokratja-Berishës: Jemi me ty në datën 11, do shkruajmë historinë e revolucionit

‘Jam nga Hoti i Prek Calit’/ Demokratja-Berishës: Jemi me ty në datën 11, do shkruajmë historinë e revolucionit

21:14, 21/11/2021

Takimi me gratë dhe vajzat demokrate i zhvilluar nga ish-kryeminsitri Sali Berisha ka krijuar emocione dhe entuziazëm te të gjithë të pranishmit.

Njëra prej folëseve e cila përfaqësonte gratë e zonës së Hotit, në fjalën e saj në foltoren me LDG, mësuesja me profesion tregoi vlerat e zonës që përfaqësonte dhe theksoi se burrat e asaj zone ‘as nuk merren peng dhe as nuk mbahen peng’. 

Gjithashtu, demokratja kërkoi nga ish-kryeministri garanci për kushte të barabarta për garë në drejtimin e PD dhe se në datën 11 dhjetor janë me Sali Berishën. 

Qytetarja: Tungjatë jeta Sali Berisha! Gjithësecila prej jush ka shkruar historinë me PD, keni dhënë aq shumë dhe shume pak jeni vlerësuar, për të mos thënë aspak. Shumicën prej jush e mbaj mend nga çadra ku rrinim nga 12 orë aty dhe më pas në protesta, mes gazit, mes lodhjes duke lënë fëmijët tanë vetëm, dhe duke mbajtur ato oraret me shpresë se kontributet tona do sillnin ndryshimin, se do ishim ne ato që zoti na besoi jetën, por politika dhe vendi na kërkojnë që të jemi pararojë e ndryshimit që vendi jonë të bëhet një vend i mirë për fëmijët tanë. Kemi luftuar shumë, unë sot flas në emër të grave të Malësisë së Madhe dhe nuk duhet të mungojë edhe mesazhi i tyre se mbështesin Sali Berishën. Doktor ke gjithë besimin e këtyre grave. Andej nga vij unë është dhe Hoti, atje njihet për burra trima dhe gra burrnesha fisnike që kurrë nuk u thyen. Njihet edhe për Prek Calin dhe Nojën e Kelmendit. As nuk merren peng dhe as nuk mbahen peng. Gjithë jetën tonë kemi shkruar historinë e revolucioneve, do e bëjmë prap. Jemi me ty në datë 11. Doktor ne nuk jemi për 30 %, mua më fyen ai 30 % që përdorin kryetarët e degëve për shtojca listash. Ne nuk jemi për mëshirë, se hajt duhen disa gra në politikë, që ti tregojmë atyre të europës se edhe ne i kemi korumet e këto gratë dhe i përdorim. Politika sot ka nevojë për gra qëndrestare, për këto nënat e mira që po rrisin bij ekselent, ka nevojë për këto mësueset e mira që i shoh sot këtu, që rrisin brezat. Për mjekët juristët ekonomistët, kanë nevojë për gruan, e cila për 30 vjet politik u rreshtua në rreshtin e parë në çdo betejë. Ajo që sot kërkojmë në emër të të gjitha zonjave është që të na garantoni kushte të barabarta për garë. Nuk duam lëmoshën e askujt, vetëm kushte të barabarta për të garuar.

Ju jam shumë mirënjohëse që e filluat këtë foltore dhe pse kisha vendosur të dilja nga politika, sidomos pas Këshillit Kombëtar sepse u zhgënjeva totalisht me Gazin, le që nuk mi dha votat që kisha marë, por thashë më mirë marr malin atje ku më ka persekutuar Rama, që në 2015 eci nga dy orë në këmbë, mësuese me profesion, shkrimtare me pasion, politikën ma ka lënë në gjak im’atë.

Shpresën e kam te Sali Berisha dhe te askush tjetër. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco