‘Opozita dhe vendi drejt shkatërrimit’/ Ish-kryeministri: Rikthimet, histori suksesi! Do bëj të harrohet Berisha i dytë

‘Opozita dhe vendi drejt shkatërrimit’/ Ish-kryeministri: Rikthimet, histori suksesi! Do bëj të harrohet Berisha i dytë

20:04, 21/11/2021

Lideri historik i PD, Sali Berisha renditi arsyet se përse rikthimi i tij ndodhi pikërisht në këtë moment.

Në një fjalim tepër emocionues, Berisha theksoi se kjo ishte një thirrje për të, pasi opozita dhe vendi po shkonin drejt shkatërrimit.

Berisha: Këto 8 vite Shqipëria jo që nuk ci përpara, por bëri prapa. Sot shqiptarët marrin rrogat më të ulëta në rajon dhe kanë çmimet më të larta.

Buka kushton 80 herë më shumë se në BE, nafta me të njëjtin çmim me atë në Zyrih apo Gjenevë, vende që e kanë pagën mesatare të paktën 10 herë më të lartë se Shqipëria. Nga një vend që po thithte investime të huaja, në 8 vite u larguan njëri pas tjetrit investitorët.

Ky vend humbi 530 mijë të rinj në vende të huaja. Në një përpjekje makabër, Rama me mafian ndërkombëtare mendoi të asgjësojë opozitën. Ky është një rikthim i thirrur nga rrethanat. Cilido që thotë se është e shkuara, e ftoj të futet në këtë garë e të provojë.

 Nëse fiton besimin e demokratëve, unë do t’i shpreh besimin tim. Rikthimet në histori janë histori suksesi. Do jetë Sali Berisha i tretë, do bëjë të harrohet Sali Berisha i dytë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco