Berisha i prerë: Çdo ambasador amerikan i mirëpritur në zyrën time, Yuri Kim kurrë

Berisha i prerë: Çdo ambasador amerikan i mirëpritur në zyrën time, Yuri Kim kurrë

17:47, 21/11/2021

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ me gratë demokrate është shprehur se nuk do të presë asnjëherë Yuri Kim, deri në momentin që ajo të mos kërkojë falje për deklaratën e ‘barit’.

‘Dy fjalë dua ti them zonjës Ambasadore, e cila ajo më shumë se interesat e vendit të saj promovon politikën e Soros në Shqipëri dhe Ballkan. Në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha, nuk do ti jap dorën apo do të trokas në derë. Tani do ti përgjigjem para jush.

E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës, si kryetar i PD-së, kryeministër apo çdo pozicion që të jetë do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren apo ambasadorin e SHBA, me të vetmin kusht; në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do lloj funksioni të jetë kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa u kërkuar ju të falur për barin që ju serviri.

Nuk jemi ne, gratë dhe burrat e barit. Ne jemi ata që kemi përmbysur diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë askush në 30 vite, ndaj u garantoj ju se ajo nuk do të shkelë në zyrën time pa u kërkuar falje ju’, tha lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco