Berisha: Rama ka shitur interesat kombëtare, ne jemi për Europën, jo për projektet e Sorosit

Berisha: Rama ka shitur interesat kombëtare, ne jemi për Europën, jo për projektet e Sorosit

18:21, 21/11/2021

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren’ me gratë është shprehur se partia do ti rikthehet konservatorizmit, që do të thotë traditë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se PD-ja do të mbështesë ‘procesin e Berlinit’ dhe jo projektin e Sorosit për Ballkanin e Hapur.

‘Ne do të rikthejmë në programin tonë, vlerat konservatore. Konservator do të thotë tradicional. Në radhë të parë do të rikthejmë traditën e familjeve tona. Ne nuk jemi përgjegjës për traditën, por edhe për ata që do të vijnë. Ne i rikthehemi familjes, traditës, vlerave, besimin tek Zoti. Besimet e ndryshme fetare i kemi një pasuri shpirtërore. Ai është mesazhi më i shkëlqyer që transmetojmë ne për kombet e zhvilluara. Do të respektojmë ato.

Ligje ateiste në Shqipëri nuk do të kenë vend kurrë. Ateizmi ishte feja e komunizmit dhe regjimeve totalitare. Ne kemi besimet tona.

Ne jemi tradicionalistë dhe në trashëgiminë tonë është prona. Ajo nuk është vetëm një pasuri e imja apo e secili prej jush, por është edhe për djalin, vajzën, që trashëgohet.

Edi Rama ka konfiskuar pronat e bregdetit nga Velipoja deri në Konispol. Ti e ke pronën tënde, por Rama nuk të lejon, pasi thotë se kam gjetur këtë zhvillues dhe ti nuk bën dot asgjë.

Por kjo nuk do të ndodhë. Ti do të ndërtosh aty, atë që dëshiron, sigurisht konform rregullave. Ajo është e jotja, e fëmijëve tuaj dhe do të çelikoset.

Rikthemi tek interesi kombëtar. Nuk them se e kemi aq të lavdishme historinë, edhe me gabime e kemi, por e kemi me lumenj dhimbjesh. Askush nuk mund të ketë derdhur gjak aq sa ne, për të fituar lirinë.

Kemi derdhur gjak për të fituar lirinë. Kosova bëri luftën e fundit për pavarësinë. Ne nuk mund të pranojmë ne këto operacione të tjera që duan të bëjnë në Kosovë.

Çfarë është ky Soros Ballkani. Ky është një platformë konflikti sepse po të ishte një platformë kooperimi duhet të punojnë të 6 shtetet. Nuk janë 6 shtetet. Pse nuk janë. Sepse Aleksandër Vuçiç është një serbo madh, njësoj si Millosheviçi i cili nuk kërkon ndjesë, i cili nuk njeh 3 shteteve të tjera, sidomos Bosnjes dhe Kosovës ku serbët kanë shkaktuar gjenocid.

Për Vuçiçin doktrinar gjenocidi që dikur deklaronte se për çdo serb të vrarë të vriten 100 mysliman, këto janë të parëndësishme. Atëherë çfarë do Shqipëria. Pse e refuzon Kosova. Sepse Kosova ka derdhur gjak. Kur këtë se pranon Kosova, Bosnja, as Mali i Zi, si mundet Shqipëria ta pranojë, të angazhohet kjo është një skllavëri, shitje e interesave kombëtare dhe këtë e promovon Soros pasi mban emrin e tij.

 Europa ka një projekt që është ‘Procesi i Berlinit’, ku janë të 6 shtetet e barabarta që ka caktuar 9 miliardë dhe është gati për ta bërë 19 miliardë. Ne do të mbrojmë interesin kombëtar jo projektet e Sorosit’, tha gjatë fjalës së tij me gratë demokrate, lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco