Spaho reagon ndaj PD-së së Korçës: Mitralozi pa fishekë dështoi, nuk mblodhi dot kryesinë

Spaho reagon ndaj PD-së së Korçës: Mitralozi pa fishekë dështoi, nuk mblodhi dot kryesinë

16:15, 21/11/2021

I deleguari politik i PD-së në Korçë, Edmond Spaho i cili i është bashkuar ‘Foltores’, ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryesisë së PD-së së qytetit juglindor.

Spaho shkruan se ‘mitralozi’ ka tentuar të mbledhë kryesinë e PD-së në Korçë dhe në Maliq, por nuk ma mundur.

‘Kryesia e Degës së PD-së Korçë reagoi ndaj statusit tim të djeshëm me një fletë-rrufe të shkruar nga mitralozi, ku përpiqen të ‘hedhin’ poshtë të vërtetën që ju kam thënë që ata janë me keq se pakicë.

Unë disponoj fotot nga të dy takimet që mitralozi pa fishekë u përpoq të zhvillonte.

I bëj thirrje mitralozit të bëjë publike emrat e pjesëmarrësve në mbledhjet e Kryesive në Korçë e Maliq meqenëse paskan mbajtur edhe protokoll.

Në se nuk i kanë emrat jua jap unë.

Edhe një herë mirupafshim në 11 Dhjetor në Kuvendin e të ardhmes së PDSH, ku do shihni zjarrin e vërtetë të strukturave të PD të Qarkut Korçë’, shkruan Edmond Spaho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco