VIDEO/ Familjarët e 8-vjeçarit largohen nga burgu i Vlorës e marshojnë drejt qendrës së qytetit

VIDEO/ Familjarët e 8-vjeçarit largohen nga burgu i Vlorës e marshojnë drejt qendrës së qytetit

10:59, 21/11/2021

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, janë larguar nga ambientet e jashtme të burgut të Vlorës, ku ishin mbledhur në shenjë proteste për krimin e rëndë ndaj të miturit.

Me pankarta nëpër duar ku lexohej “Drejtësi për Mateon”, familjarët e vogëlushit kanë marshuar drejt qendrës së qytetit ku kërkojnë dhe bashkimin me qytetarët e tjerë.

Më herët, ata tentuan të hyjnë me forcë brenda ambienteve të burgut të Vlorës, aty ku aktualisht mbahet autori i krimit të rëndë, Klodian Çalamani.

Të afërmit kërkuan që ai të dalë nga burgu, në mënyrë që familjarët të bëjnë vetëgjyqësi. Një kordon policie u formua përpara dyerve të gjykatës për të mos lejuar të afërmit e 8-vjeçarit që të hyjë brenda burgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco