‘Kuvendi i PD më 18 dhjetor’, Tabaku thirrje Berishës për vetëpërmbajtje

‘Kuvendi i PD më 18 dhjetor’, Tabaku thirrje Berishës për vetëpërmbajtje

19:57, 20/11/2021

Për nënkryetaren e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përplasja mes demokratëve ka kaluar çdo limit, madje të panjohur edhe me kundërshtarin politik ndaj edhe kërkesën për të përmirësuar retorikën e ka të drejtpërdrejtë për Sali Berishën.

Demokratët pavarësisht nëse kanë firmosur apo jo për Kuvend Kombëtar i fton të jenë bashkë në 18 dhjetor.

Kolegëve që i janë bashkuar foltores së ish-kryeministrit Berisha i kujton qëndrimet që kanë mbajtur muajt e fundit ndaj Lulzim Bashës.

Për nënkryetaren e PD, demokratët kanë vetëm 1 kuvend dhe ai do të mbahet në 18 dhjetor, ndaj edhe ftesën për të qenë me demokratët e ka edhe me Sali Berishën. /Abcnews.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco