Refuzohet anti-Kuvendi i Bashës

Refuzohet anti-Kuvendi i Bashës

18:59, 20/11/2021

Ka dështuar mbledhja e kryesisë së PD Sarandë, e cila ishte thirrur nga i emëruari nga Lulzim Basha si kryetar i Degës Vesel Koçiu.

Mësohet se mbledhja ishte thirrur të mbahej në orën 17:00, por nga 35 anëtarë të kryesisë në mbledhje janë paraqitur vetëm 13 anëtarë, ndërsa Vesel Koçiu ende vijon telefonatat për të bindur anëtarët që t'i bashkohen mbledhjes.

Mbledhja ishte thirrur me qëllimin për të shprehur mbështetjen ndaj Kuvendit të thirrur nga Basha në 18 dhjetor.

Kujtojmë se i emëruari Bashës Vesel Koçiu nuk mori pjesë në 'Foltoren' e Sarandës, organizuar nga Berisha. 

Ndërkohë, edhe pse Kryesi e përgjysmuar, në shkelje të rëndë të statutit dhe rregullores së funksionimit të partisë, pa kuorum është marrë vendimi për të shkarkuar Sekretaren e degës, Matilda Qurku, pasi kjo e fundit doli në mbështetje të Berishës.

Urdhi ka shkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe iu është komunikuar 13 të pranishmëve në Kryesi, nga 35 që duhet të ishin, nga kryetari i degës, Koçiu.

Bojkoti i mbledhjes së Kryesisë nga plot 22 anëtarë, reflekton qartësisht atë që po ndodh në debatin brenda PD, se kush është Kuvendi legjitim për anëtarësinë e gjerë demokrate. 

Dhe shumica është dukshëm e pozicionuar në mbështetje të 4200 firmave të delegatëve të cilët kanë thirrur Kuvendin Kombëtar në datën 11 dhjetor. Çdo vendim që merret nga Kryesisë gjysmake është i pavlefshëm dhe në thyrje të rëndë të statutit të PDSH. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco