Kur do të mblidhet Kuvendi? Anëtari i PD: Bashën brenda vitit e pret...

Kur do të mblidhet Kuvendi? Anëtari i PD: Bashën brenda vitit e pret...

18:06, 27/10/2021

Ish-nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha ka mbështetur hapur “Foltoren” e Sali Berishës, ndërsa kritikon lidershipin aktual Lulzim Basha.

Ditën e sotme, ai ka folur për krizën në PD dhe se çfarë pritet që të ndodhë brenda këtij viti.

Në një intervistë për Fax News, Hoxha tha se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet së shpejti dhe nga aty demokratët do të vendosin edhe fundin politik të Lulzim Bashës.

“Kuvendi mund të ç’rregjistrojë PD-në, mund t’i ndërrojë emrin PD-së, të bashkojë PD-në me një parti tjetër, të shkarkojë kryetarin. Janë zgjedhur me parimin një vote. Janë vendimammarrja e partisë. Kanë shprehur në masën mbi 65% për tu mbledhur. Në kushte anormale ky kuvend mblidhet me anë të mbledhjes së firmave. Edhe sikur të heqë dorë Berisha nga mbledhja, përsëri kuvendi mblidhet. 65% e bazës së partisë është kundër Bashës. Po mirë mo, do shkojë organi më i madh të pyesë organin më të vogël? Firmat janë gati, po mblidhen akoma më shumë firma. Kuvendi Kombëtar do të mblidhet brenda këtij viti. Do shkarkojë Lulzim Bashën. Më pas në zbatim të rregullave do zgjedhim kryetarin e ri. Nga dorezimi i firmave duhet pritur 30 dite per te thirrur kuvendin. Ne i kemi firmat. Gjykoj se pas Foltores se Lezhes do dorezohen firmat”, deklaroi Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco