Mbledhja e Grupit Parlamentar/ PD njofton depozitimin e projektligjit për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%

Mbledhja e Grupit Parlamentar/ PD njofton depozitimin e projektligjit për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%

16:44, 25/10/2021

Pasditen e sotme Lulzim Basha ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, ku ka njoftuar se nesër do të depozitohet në Kuvend projektligji për uljen e TVSH-së, nga 20 për qind në 6 për qind.

Kryetari i Grupit Parlametar Afred Rrushaj është shprehur se “do të kërkojmë shfuqizimin e rregullit të paligjshëm për kufizimin e kohës se deputeteve sipas vullnetit të PS dhe jo sipas rregullores”.

Në kërkesat e tij ndaj qeverisë, Basha ka dalë me 7 propozime për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga heqja e taksës 240 lekë për litër karburanti, dhe uljen e TVSH-së për ushqimet nga 20 në 6 për qind.

Po sot demokratët depozituan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për komisionin hetimor për çështjen “Becchetti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco