Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

12:21, 24/10/2021

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë mëngjesin e së dielës.

Siç raporton Top-Channel, epiqendra ka qenë në Himarë, ndërsa thellësia e tij është përllogaritur vetëm dy kilometra.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale dhe persona të lënduar.

Javët e fundit vendi ynë ka regjistruar lëkundje të herëpashershme sizmike, ku më e forta u përllogarit disa ditë më parë në Lezhë.

Tërmeti që ra në orët e mbrëmjes në Lezhë ishte 5.0 i shkallës Rihter dhe frikësoi banorët, të cilët kanë dalë me shpejtësi nga shtëpitë e tyre.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, por fatmirësisht nuk u raportuan dëme materiale, apo persona të lënduar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco