'520 mijë shqiptarë të larguar në 5 vite'/ Berisha: Po ndodh spastrim i heshtur etnik

'520 mijë shqiptarë të larguar në 5 vite'/ Berisha: Po ndodh spastrim i heshtur etnik

17:42, 22/10/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ngriti nga Berati alarmin se 520 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi 5 vitet e fundit. 

Lideri historik i PD tha se po ndodh një spastrim i heshtur i vendit, ndërkohë që familjet shqiptare varfërohen çdo ditë e më shumë.  

"Në 5 vitet e fundit 520 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi. Po ndodh një spastrim i heshtur etnik i Shqipërisë. Sepse Edi Rama arreston në një vit 38 mijë shqiptarë për fatura uji dhe energjie. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, që të arrestohen njerëzit për çështje civile. Me një të rënë të lapsit heq 20 mijë familje nga ndihma ekonomike. Në 2013 përfunduam regjistrimin e familjeve për ndihmë ekonomike dhe ishin 120 mijë e konstatuam se pasi hoqëm ato që nuk e meritonin, duhet të shtonim 45 mijë të tjera. Të ardhurat duhet të shpërndaheshin. Shqipëria nuk e zhuk dot varfërinë, por mjerimin e zhduk në mënyrë përfundimtare". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco