Vdekja misterioze/ Tërhiqen nga morgu pas 1 jave trupat e 4 rusëve

Vdekja misterioze/ Tërhiqen nga morgu pas 1 jave trupat e 4 rusëve

11:08, 22/10/2021

Plot një jave që nga ngjarja tragjike dhe misterioze e vdekjes së katër turistëve rusë në një hotel në Qeret, djali i çiftit Burenkova ka tërhequr këtë të premte trupat nga morgu i Tiranës.

Aleksandër Burenkova ka mbërritur në Tiranë disa ditë më parë për të tërhequr trupat e dy prindërve të tij Sergei Burenkova, 60 vjeç e Natalia Burenkova, 58 vjeçe, të motrës së tij Ekaterina Burenkova dhe të fejuarit të kësaj të fundit, Nikita Belousov. 

Ndërkohë pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë shkaqet e vdekjes së katër turistëve që janë ende mister, edhe pse ka kaluar një javë nga vdekja e tyre. 

Dyshimet e para janë tek ndonjë asfiksi e mundshme për shkak të përdorimit të klorit në pishinë, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të një vrasjeje me agjentë të sofistikuar bio-kimikë.

Nga ana tjetër prokuroria shqiptare ka mbyllur pyetjen e dëshmitarëve punonjës të hotelit në Qeret, si dhe është në pritje të analizave të ujit të pishinës, klorit dhe ushqimit që ata kanë konsumuar.

Mësohet se përveç antiterrorit shqiptarë për çështjen ka qenë mjaft e interesuar dhe e angazhuar edhe ambasada ruse në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco