Dudushi: Shpallja non grata akt politik, SHBA nuk mund të gabojë kaq kollaj

Dudushi: Shpallja non grata akt politik, SHBA nuk mund të gabojë kaq kollaj

22:06, 21/10/2021

Gazetari Alban Dudushi, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për shpalljen non grata të Sali Berishës.

Dudushi thekson se shpallja non grata është qartësisht akt politik. Ai shton se SHBA nuk mund të gabojë dot kaq kollaj.

“Shpallja non grata është çështje politike e qartë. Amerika shpall non grata persona, që do që t’i diskretitojë përpara publikut të vet, dmth politikanët në Shqipëri t’i diskretitojnë para publikut në vendin tonë, politikanët në Kazakistan t’i deskrititojnë përpara publikut atje etj, kështu vepron me çdo vend. SHBA nuk besoj se ia fusin kot.

Ato që thuhen për Soros, ka edhe gjëra që janë konspiracione. Nuk mund të thuhet se çdo që thuhet për Soros është e vërtetë”, deklaroi Dudushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco