Baçi: Qëndrimi im në PD ka qenë i ekuilibruar, Basha më zëvendësoi

Baçi: Qëndrimi im në PD ka qenë i ekuilibruar, Basha më zëvendësoi

21:21, 21/10/2021

Deputeti i PD-së Luan Baçi, në intervistën me Skype në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, tha se nuk ka dhënë dorëheqje nga kryetar i Partisë Demokratike në Fier.

Baçi thekson se qëndrimi i tij në PD ndërmjet Bashës apo Olldashit ka qenë i ekuilibruar, duke thënë se Basha e ka njohur shumë vonë.

“Qëndrimi im për Bashën e Olldashin ka qenë i ekuilibruar. Basha më ka njohur më vonë, kur jam bërë kryetar dege. Numri i delegatëve të Fierit është diku tek 620 ose 630 dhe nga këta kanë firmosur mbi 500 delegatë.

Unë jam drejtues i partisë në Fier, Alibeaj është drejtues politik i qarkut të Fierit”, deklaroi Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco