'Po likuidon partinë'/ Flamur Noka: Lulzim Basha s'duhet të qëndrojë më kryetar i PD

'Po likuidon partinë'/ Flamur Noka: Lulzim Basha s'duhet të qëndrojë më kryetar i PD

17:40, 21/10/2021

Deputeti i PD, Flamur Noka ka deklaruar se kryetari Lulzim Basha po kërkon të likuidojë Partinë Demokratike me vendimet dhe shkeljet e bëra së fundi.

I ftuar në 'Top Talk', Noka është shprehur se Basha duke menduar se po bën spastrimin e PD, po godet veten pasi demokratët po shohin shpresë tek ish-kryeministri Sali Berisha.

Ka vazhduar duke shkelur rregullat statutore. Ai thjesht sheh qëndrimin e tij dhe të gjithë veprimet vetëm çojnë poshtë e më poshtë forcën politike.

Nuk ka dy PD, ka një PD, e cila është te “Foltorja” me shpresë për ta ringjallë, bashkuar dhe ta sjellë në fitore. Ka dhe një ish-kryetar që si peng që është, që me veprimet e fundit ka vetëm një qëllim të likuidojë Partinë Demokratike.

Ai po mendon se është duke bërë spastrime, në fakt është duke goditur veten e vet në sy të demokratëve, demokratët shohin shpresë të foltorja dhe Sali Berisha. Kemi bërë gjithçka që PD të vinte në pushtet dhe Basha të ishte kryeministër por nuk ia ka dalë”, është shprehur Noka. 

Ndërsa përsa i përket vettingut të politikanëve, Noka thotë se Basha po bashkëpunon me Ramën dhe që ky proces nuk mund t’i lihet SPAK, pasi sipas Nokës ky institucion është i qeverisë.

“Ai vazhdoi bashkëpunimin, madje është kthyer në këshilltar dhe ka mësuar se si të operojë te qeveria. Duke i kërkuar Edi Ramës, procesin e Vettingut.

Momenti që ne kemi thënë se SPAK është në dorë të qeverisë, lë procesin e Vettingun në dorë të tij. Kjo tregon se është i kapur dhe në pazar me Ramën. Si mund të lësh Edi Ramës të bëjë Vettingun e politikanëve, të deputetëve?

Vettingun e kemi kërkuar më parë por jo ta bëjë SPAK i Edi Ramës. Dorëzimi i politikanëve tek duart e Edi Ramës i ke dorëzuar sovranitetin e Partisë Demokratike”, është shprehur ndër të tjera Noka.

Ndërsa shton se Basha nuk duhet të qëndrojë në krye të PD-së.

“Rri deputet i PD por jo si kreu i PD se është peng. Pastaj mori vendime që e groposën PD”, thotë Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco