‘Hakmarrja për hesap të Ramës’/ Noka: A mund të emërohet kryetar dege, banori i një bashkie tjetër?

‘Hakmarrja për hesap të Ramës’/ Noka: A mund të emërohet kryetar dege, banori i një bashkie tjetër?

18:55, 20/10/2021

Deputeti i PD Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj shkarkimit të kryetarit të Degës Fierit Luan Baçi, duke hedhur akuza në drejtim të Bashës.

Sipas Nokës, PD po vuan katandisjen më të rëndë të cilën ja shkakton ‘pengu’ dhe se ky shkarkim është një hakmarrje për hesap të ramës.

‘A mund të emërohet kryetar dege në një bashki, banori i një bashkie tjetër?’, shkruan Noka në Facebook.

Postimi i plotë i Flamur Nokës:

Partia Demokratike.po vuan katandisjen me te rende te cilen ja  shkaktoi “ pengu” . Hakmarrja ndaj atyre qe nuk jane dakortu me te qe ta likujdojne  PD per hesap te Edi Rames sot po prevalon.   Luan  Baci eshte viktima e radhes e dydhes Rama - Basha.   A mund te emrohet kryetar dege  ne nje bashki banori i nje bashkie tjeter??A i sherben PD kjo apo shkaterrimit te saj.Kjo  tregon se misioni i “pengut” eshte shkaterimi i PD .Ta ndalojme.  Te ike pengu qe te ringrihet “PD””…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco