FOTO/ PD: PS bojkotoi mbledhjen e komisionit hetimor për 25 prillin

FOTO/ PD: PS bojkotoi mbledhjen e komisionit hetimor për 25 prillin

15:57, 20/10/2021

PD akuzon PS-në se kanë bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit. 

Kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj njoftoi se mbledhja e sotme nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm. 'Bojkoti demaskon qëllimin e atyre që vodhën në 25 prill', tha Alibeaj. 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një deklarate pas shtyrjes së mbledhjes dhe shprehet se 'bojkotoi i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve'.

Sipas Bardhit, është e qartë se qeveria e cila fitoi zgjedhjet përdori krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota dhe nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore.

Deklarata vijon me vendosmërinë e opozitës për të hetuar atë të cilën e cilësojnë "masakra zgjedhore e 25 prillit."

"Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuar vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin.

Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit", shprehet Bardhi. 

Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj njoftoi se mbledhja e ardhshme e komisionit hetimor do të zhvillohet më datën 22 tetor 2021, ora 10:00.

Komisioni hetimor parlamentar ka për qëllim “Kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco