VIDEO/ Përplasja vdekjeprurëse në Lezhë: I plagosur rëndë shoferi tjetër, 19-vjeçari

VIDEO/ Përplasja vdekjeprurëse në Lezhë: I plagosur rëndë shoferi tjetër, 19-vjeçari

07:51, 19/10/2021

Nga përplasja e fuqishme e dy makinave mëngjesin e sotëm tek Kryqëzimi i Dajçit në Lezhë, mbeti I vdekur shoferi i njërës prej tyre, Zyhdi Meti 67 vjeç, por u plagos rëndë edhe shoferi tjetër, Vilson Tola, 19 vjeç.

Gazetari i SYRI TV njoftoi se Vilson Tola është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranës.

Policia e Lezhës në informacionin paraprak tha:

 Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit ", automjeti me drejtues shtetasin Zyhdi Meti,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Vilson Tola, 19 vjeç.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Zyhdi Meti dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër,Vilson Tola.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco