VIDEO/ Aksident fatal në aksin Lezhë - Shkodër, ndërron jetë një nga drejtuesit e mjeteve

VIDEO/ Aksident fatal në aksin Lezhë - Shkodër, ndërron jetë një nga drejtuesit e mjeteve

07:31, 19/10/2021

Një aksident fatal ka ndodhur në aksin Lezhe - Shkodër në afërsi të Dajçit. Dy makina janë përplasur me njera- tjetrë dhe një person ka mbetur i vdekur, ndërsa dy të tjerë të plagosur janë dërguar në spital.Gazetari i SYRI TV mësoi se viktimë e aksidentit ka mbetur 67-vjeçari Zyhdi Meti, njeri nga drejtuesit e mjeteve.

 Policia e Lezhës dha detajet:

"Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit ", automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes."

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco