Në një lidhje direkte në 'Çim Peka Live' në Syri Tv nga Dibra ku ndodhet në pritje të 'Foltores' së Sali Berishës nesër në orën 17:30, deputeti Flamur Noka, komentoi kërcënimet e Bashës sot në grupin parlamentar, në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Noka tha se Basha është çekuilibruar prej panikut për humbjen e betejës për të mbajtur PD-në me çdo kusht.
"Jam i prirur ta besoj këtë deklaratë. Kohët e fundit Basha është çekuilibuar, e ka humbur davanë, thotë populli, arsyet dihen, është kapur me presh në duar në pazar me Edi Ramën. Këto lajthitje nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e panikut sepse Basha nuk përfaqëson më PD, as demokratët, ai thesht përfaqëson veten e vet dhe interesat e tij i ka të lidhura me karrigen e kryetarit të PD.
Edhe kjo lajthitja e sotme, nuk është as më shumë e as më pak se dy lajthitjet e para. E mbani mend që etiketoi bazën e PD si antiamerikane. Lajthitja e dytë ishte kur quajti llum bazën e partisë.
Kjo është lajthitja e tretë. Këto të treja së bashku e bëjnë Bashën një personazh groteskt të politikës shqiptare", u shpreh Noka.
© SYRI.net