Bllokohet qarkullimi i automjeteve në rrugët kryesore të Tiranës deri në orën 17:00

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në rrugët kryesore të Tiranës deri në orën 17:00

08:17, 17/10/2021

Sot mbahet Maratona e Tiranës 2021, ku me mijëra qytetar do të marrin pjesë në aktivitete të organizuara nga bashkia. Në Maratonë do të marrin pjesë 2500 vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës. Gara e vrapimit do të ndahet në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe We too , njofton RTSH.

Por, për t’i lënë vendin pistës për garuesit qarkullimi i automjeteve ka nisur të devijohet, ndërsa Policia Bashkiake ka hequr automjetet në rrugët ku nuk do të lejohet qëndrimi i makinave.

Të dielën, kufizimi i qarkullimit të automjeteve nis nga ora 7:00 deri në 17:00.

Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët  “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George W. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”,  rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij eventi në dispozicion janë vënë edhe Policia e Shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco