COVID-19/ 3 humbje jete, ja sa raste të reja në 24 orë

COVID-19/ 3 humbje jete, ja sa raste të reja në 24 orë

17:20, 16/10/2021

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Ndërkohë që janë zhvilluar 3,549 testime nga të cilat kanë rezultuar 428 qytetarë të infektuar.

Gjatë 24 orëve te fundit ka 3 humbje jete dhe 501 të shëruar.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,549 testime, 428 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 501 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,549 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 428 qytetarë, në këto bashki: 171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat,  Rroskovec, Konispol.

Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, tre qytetarë: një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        428

Të shëruar në 24 orë      501

Të shtruar në spitale       158

Humbje jete në 24 orë    3

Testime ditore                3,549

Testime totale              1,257,173

Raste pozitive                177,536

Raste të shëruara           168,437

Raste Aktive                     6,289

Humbje jete                     2,810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3036

Durrës            745

Fier                 663

Shkodër         502

Elbasan          238

Lezhë              185

Gjirokastër      202

Berat              184

Vlorë              144

Korçë             161

Kukës             148

Dibër              81

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco