Mbyllet Foltorja e Fierit, Berisha: Duhet të bashkohemi dhe të hapemi

Mbyllet Foltorja e Fierit, Berisha: Duhet të bashkohemi dhe të hapemi

19:39, 21/09/2021

Mes entuziazmit të demokratëve është mbyllur edhe Foltorja në qytetin e Fierit. Në fund të takimit, Berisha bëri thirrje për bashkim dhe hapje të partisë.

“Ne duhet të bashkohemi dhe të hapemi. Janë me qindra e mijëra të rinj që po ikin se nuk i afron kush, se nuk u zgjon kush shpresën,” tha Berisha.

Berisha ka deklaruar se Basha duhet të kthehet andej nga ka ardhur. Lideri historik i demokratëve i ka bërë thirrje Bashës që të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të largohet.

Ndërkohë një porosi ka për deputetët që e mbështesin. Ai u bën thirrje deputetëve demokratë që të mos pranojnë asnjë propozim nga Lulzim Basha për të bashkëpunuar.

“Miq! Edhe njëherë dua të shtoj se ky entuziazmi juaj është energjia e rikthimit të opozitës në vend dhe e vlerësoj jashtë mase. Lul Basha, ‘Peng’ Basha do të jetë mirë, të shkojë andej nga erdhi. Nuk ia ka bërë askush partisë atë që ia ka bërë ai. Ndoshta mund të kishte akumuluar ndaj meje. Atë pengesën që unë nuk duhet të përzihem nga Partia Demokratike, e kishe. Për t’ia thënë atij, ia thoja të gjitha. I thoja dhe për ju, por nuk ma merrte mendja që do të ishte kaq amoral dhe i pabesë. Ne jemi komb i besës. Ne e kemi një veçanti, atë nuk mund ta bëjë. Çfarë do thoshte nëse do mblidhte forumin, nuk fitonte, jep dorëheqjen pra. Kur të kanë peng nuk të lejojnë të japësh dorëheqjen”.

“Njeriu i lirë është i lirë në vendimet e tij, gabimet dhe korrigjimet e tij. Ai uroj që të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Do i them një gjë. Këtu një thirrje në emër të deputetëve të PD-së, grupi parlamentar është një institucion themelor i PD-së. Shprehni mendimet, por asnjë lloj bashkëpunimi me të diktuar nga Lul Basha me Edi Ramën të mos pranoni sepse ne jemi në proces t’i mbarojmë proceset tona, t’ju pyesim ju dhe të shprehni ju vendimet e juaja dhe pastaj të ecim. Asnjë lloj vendimi të Lulzim Bashës për të bashkëpunuar dhe të shkelni PD-në me Edi Ramën. Për të tjera jeni të lirë të shprehni mendimet siç i keni”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco