Abilekaj: Yuri Kim presionoi Bashën, përdhosi Partinë Demokratike

Abilekaj: Yuri Kim presionoi Bashën, përdhosi Partinë Demokratike

21:34, 20/09/2021

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se Yuri Kim presionoi Bashën për të përjashtuar Berishën.

Abilekaj thekson se Yuri Kim po ashtu ka përdhosur Partinë Demokratike.

“PD ka dalë kundër vetes. Fatos Nano u burgos, PS qëndroi, tha se burgosja është politike dhe fitoi. Një forcë që qëndron në bindjet e veta, arrin të fitojë. Kështu, përjashtimi i Berishës është absurd. Basha ka hedhur poshtë akuzën dhe ka fajësuar të akuzuarit.

Yuri Kim ka shkuar tek selia e Bashës dhe ka thënë se PD do hajë bar, nëse nuk e përjashton Berishën. Ky është presion i pastër i PD-së. Nëse një ambasador vjen këtu e bën policin, nuk mund të ketë besueshmëri. Ajo që bëri Yuri Kim është përdhosje. Të ruash berishizmin, e të thuash do e ruaj berishizmin, kjo është paradoksale”, deklaroi Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco