Aksidenti tragjik në Fushë-Krujë, vdes një nga shoferët

Aksidenti tragjik në Fushë-Krujë, vdes një nga shoferët

23:39, 23/07/2021

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte gjatë mbrëmjes në aksin Fushë Krujë-Milot. Tre automjete janë përplasur, duke plagosur tre persona.

Mësohet se një nga shoferët ka ndërruar jetë në vend si pasojë e aksidentit. Përplasja ka qenë e fortë dhe makinat janë dëmtuar rëndë.

Viktimë e këtij aksident ka mbetur Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco