VIDEO- SYRI TV/ A ka mbërritur varianti Delta? Bino: Po preken të rinjtë

VIDEO- SYRI TV/ A ka mbërritur varianti Delta? Bino: Po preken të rinjtë

13:02, 23/07/2021

Edhe pse përgjigja nga laboratori në Berlin nuk ka mbërritur ende, ekspertët në Shqipëri kanë dyshime të arsyeshme që varianti indian Delta i koronavirusit, po qarkullon në vendin tonë. Sipas ministres së Shëndetësisë qarkullimi i këtij variant ka rritur ndjeshëm interesin e qytetareve për t'u vaksinuar

SYRI TV

Dyshimet për qarkullimin e variantit Delta të Covid-19 kanë rritur interesin e qytetarëve për t'u vaksinuar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në Ndroq, në periferi të Tiranës dhe ka folur për interesin në rritje për vaksinimin anticovid edhe mes të rinjve teksa shtoi se do të ketë sërish javë të hapura të vaksinimit masiv +18 vjeç

Duke folur për rastet e reja me Covid-19 që kanë pësuar rritje ditët e fundit, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, prof. Silva Bino theksoi se grupmoshat që dominojnë janë të reja nga 15 deri ne 44 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë kryer mbi 14 mijë vaksinime, ndërkohë që prej fillimit të procesit të vaksinimit, janë kryer 1,109,785 vaksinime në të gjithë vendin. Vaksinimi i hapur do të vijojë deri ditën e dielë, nga ora 08:00-20:00 në qendrat shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco