Lajme jo të mira për emigrantët shqiptarë/ Ja marrëveshja që kanë lidhur Franca dhe Anglia kundër tyre

Lajme jo të mira për emigrantët shqiptarë/ Ja marrëveshja që kanë lidhur Franca dhe Anglia kundër tyre

19:42, 22/07/2021

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të vendosin më shumë forca policore dhe të investojnë në teknologjinë e zbulimit në bregdetin francez në përpjekje për të ndaluar anijet që mbartin migrantë të paligjshëm të arrijnë në brigjet britanike, thanë ata në një deklaratë të përbashkët të martën. Kështu Britania e Madhe do t’i paguajë Francës 67.2 milionë euro midis viteve 2021-2022 si ndihmë për të parandaluar emigrantët e paligjshëm që shfrytëzojnë brigjet franceze për t’u hedhur në Angli.

Shuma është pjesë e marrëveshjes së re të nënshkruar mes dy Ministrive të Brendshme. Ministrja britanike e Brendshme, Priti Patel e mbrojti marrëveshjen, por drejtuesit e pushtetit lokal në Calais të Francës thonë se këto para nuk do të kenë asnjë ndikim, pasi vija bregdetare franceze është shumë e gjatë dhe e pamundur që të patrullohet e gjitha.

Kjo prek edhe emigrantët shqiptarë të cilët tentojnë të kalojnë nga Franca drejt Anglisë. Numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Angli përmes Kanalit të Le Manshit në gjashtë muajt e para të këtij viti ka tejkaluar numrin total të tyre për vitin 2020. Të hënën, të paktën 430 migrantë kaluan Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë gra dhe fëmijë të vegjël, një rekord për një ditë të vetme, tha Ministria e Brendshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco