‘Policët e Veliajt dhunuan të moshuarën se shiste lule në rrugë’, ish-kryeministri nxjerr FOTO-t

‘Policët e Veliajt dhunuan të moshuarën se shiste lule në rrugë’, ish-kryeministri nxjerr FOTO-t

19:26, 22/07/2021

Një tjetët denoncim i rëndë ka ardhur në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku policët bashkiak të Tiranës, kanë dhunuar të moshuarën e cila shiste lule dhe gjëra të vogla në rrugë, në lagjen ‘Don Bosko’.

Sipas denoncuesit, problemi i policëve qëndronte te fakti pse zonja nuk kishte paguar 500 lekë të vjetra qera ditore.

Narkopolicet e Lal Plehut dhunojne dhe plaçkisin si bandit qytetaret!

Postimi i plotë i Sali Berishës: 

Lexoni denoncimin e dhimbshem te qytetarit dixhital. sb

Pershendetje! Sot ne Don Bosko na pane syte nje skene te tmerrshme. 4 police bashkiake iu vune pas nje zonje qe shiste lule e disa gjera te vogla. Nderkohe qe gjithe trotuari i se njejtes zone eshte plotesisht i zene nga tregtare ambulante, ku prinder me femije e kane sfide te perditshme per te kaluar. ( nderkohe qe bashkia mund te merret me ndertimin e nje tregu te mirfillte). Problemi i policeve qendronte te fakti pse zonja nuk kishte paguar 500 leke te vjetra qera ditore. Pavaresisht se qytetare e kalimtare i kerkuan ta linin zonjen te ikte, shume te rregullt ndaj ligjit ia moren ate pak mall e ia derguan ne komisariat. E se fundmi, po jo me pak e rendesishme para disa ditesh zonja tha se individe nga policia bashkiake e kishin dhunuar fizikisht. Nuk me pelqen aspak te flas per gjera te tilla, por me besoni eshte e vetma rruge pasi shume kalimtare iu luten policeve. Ps. Gjeta guximin per t’i bere foto, pasi nje prej policeve po fotografonte zonjen, per te justifikuar punen e tij…

Kjo ngjarje ka ndodhur nje jave me pare, e kam denoncuar, por nuk e kane bere publike! Perseritet e njejta histori!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco