Çështja 'Beccheti', Çela: Një nga skandalet më të mëdha të qeverisë, përgjegjësit të hetohen dhe dënohen

Çështja 'Beccheti', Çela: Një nga skandalet më të mëdha të qeverisë, përgjegjësit të hetohen dhe dënohen

17:34, 22/07/2021

Gazetarja Lindita Çela, në një intervistë me gazetaren Eneida Ndoci në Syri Tv, foli për çështjen Beccheti.

Çela theksoi se çështja Beccheti është një nga skandalet më të mëdha të qeverisjes së PS-së dhe se përgjegjësit duhet që të hetohen e të dënohen.

“Çështja Beccheti një nga skandalet më të mëdha të qeverisë, përgjegjësit të hetohen dhe dënohen. Me Becchetin, Shqipëria ka disa çështje që vazhdojnë, por nuk është vetëm kjo çështje që jemi njohur, janë edhe gjashtë kompani të tjera që kanë hedhur shtetin shqiptar në gjyq. Beccheti është një nga skandalet më të mëdha të shtetit shqiptar, madje thuhet se ka ndërtuar edhe hidrocentral, por nuk e dimë nëse e ka bërë këtë gjë. Shqipëria ka humbur prona shtetërore, ka humbur procese gjyqësore.

Institucionet tona, edhe kur kërkon informacion, fshihen pas sekretit hetimor. Çështja Beccheti të faturohet tek përgjegjësi, të hetohet dhe dënohet personi apo institucioni që ka vënë firmën në kontratë. Dëmi është sepse përfundojnë kontratat në mënyrë të njëanshme. Çështjet mbarojnë në gjykata ndërkombëtare dhe vendi ynë nuk gjen përgjegjës. Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, duhet të mbajë personi apo kompania që ka emrin në nënshkrim. Ndryshe, faji është jetim dhe paguajmë të gjithë ne si shqiptarë”, u shpreh Çela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco