‘7-0 kundër Ramës’/ Përse Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Presidentit

‘7-0 kundër Ramës’/ Përse Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Presidentit

20:46, 25/05/2021

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë kreut të shtetit, Ilir Meta lidhur me përplasjen me kryeministrin Edi Rama, për emërimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Në vendimin e saj, të votuar 7 -0 nga gjyqtarët, Kushtetuesja thotë se për rastin e emërimit të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, “nuk ekziston mosmarrëveshje mes Presidentit dhe Kryeministrit ne rastin Cakaj. Presidenti ka kompetenca vlerësuese në procesin kushtetues të vlerësimit dhe emërimit të një ministri, si të aspektit të plotësimit të kritereve që përcakton Kushtetuta ashtu dhe të meritës. Roli Presidentit nuk është formal. Ai s’mund të jetë noter i propozimit politik të Kryeministrit”.

Gjykata thekson se “Presidenti tregoi luajalitet ndaj Kryeministrit duke e konsultuar atë. Veprimet e Presidentit u pranuan nga Kryeministri kur ai propozoi veten e tij si ministër i Jashtëm. Prandaj s’ka mosmarrëveshje për të zgjidhur nga Gjykata Kushtetuese”

Gjithashtu, “Gjykata Kushtetuese njeh kompetencën e ndare të emërimit të kabinetit qeveritar mes Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. Ato duhet të veprojnë me luajalitet”. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Metës në mos emërimin e Cakajt si ministër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco