Qesharake/ Rama kritikon Gjermaninë se e ka menaxhuar keq pandeminë

Qesharake/ Rama kritikon Gjermaninë se e ka menaxhuar keq pandeminë

19:42, 25/05/2021

Kryeministri Edi Rama u bë subjekt humori në median sociale kur në emër të Ballkanit vendosi të sulmojë ministrin e Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn. Jo vetëm kaq, por Rama e kritikoi Gjermaninë se nuk e ka menaxhuar siç duhet pandeminë.

Spahn ka deklaruar për BILD se vitin e kaluar rreth 50% e rasteve të reja në Gjermani erdhën si pasojë e udhëtimeve në Ballkan e Turqi, dhe këtë vit duhet parandaluar.

“Ne mësuam nga vera e kaluar. Në atë kohë, udhëtimet jashtë vendit, shpesh vizitat te të afërmit në Turqi dhe Ballkan, shkaktuan rreth 50 përqind të infeksioneve tona të reja në faza. Ne duhet ta parandalojmë këtë këtë vit," deklaroi Spahn.

Nga ana tjetër Edi Rama ka reaguar po për BILD ndaj Spahn duke e cilësuar si një skandal që ministri gjerman ka denoncuar publikisht Ballkanin.

‘’Skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin dhe kështu gjithashtu zhvlerëson njerëzit me një sfond migrimi. Unë nuk do të lejoj që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet e pushimeve, nuk ka shifra për ta provuar këtë. Një ministër gjerman i shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi stereotipike kundër Ballkanit në mënyrë që të mbrojë një rekord dukshëm të keq," tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco