Vendimi/ KQZ skualifikon kandidatin e Tom Doshit në Shkodër

Vendimi/ KQZ skualifikon kandidatin e Tom Doshit në Shkodër

14:56, 25/05/2021

Pas dorëheqjes nga mandati i deputetit nga ana e Tom Doshit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shpallë ‘moszgjedhshmërinë’ për kandidatin e PSD në Shkodër, Gledis Çeliku.

Në vendimin e fundit të KQZ-së thuhet:

 ‘Për shpalljen e mozgjedhshmërisë të kandidatit të radhës në listën shumë-emërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, z. Gledis Esat Çeliku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë’.

Çeliku nuk ka dorëzuar formularin për dekriminalizimin, duke humbur kështu mandatin. Tashmë mandati i Doshit në Shkodër do ti kalojë në bazë të ligjit, kandidatit tjetër të radhës në listë.

Po ashtu, KQZ njoftoi se mandati i Bashkim Finos do t’i kalojë Gentiana Cakranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco