Shehaj: Zgjedhjet i humbëm, kemi shumë gjëra për ta bërë PD-në parti të besueshme

Shehaj: Zgjedhjet i humbëm, kemi shumë gjëra për ta bërë PD-në parti të besueshme

21:49, 24/05/2021

Në Çim Peka Live, kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj, ndërsa u pyet nëse i njeh zgjedhjet e 25 prillit tha

‘Mundësitë që të ndryshohet rezultati janë zero.

Nuk ka asnjë mundësi. Nëse duam të gënjejmë veten, të gënjejmë veten.

Vota janë blerë masivisht nga Edi Rama, kjo është e sigurtë.

Unë mendoj që një lider politik i një partie politike, në momentin që humb zgjehdjet, duhet të japë dorëheqjen. E provon, bën sa mundesh, jep dorëheqjen. Ju po thoni që Shqipëria është një vend perëndimor, si Italia, Franca, Gjermania?

Ne shembullin e perëndimit duhet ta marrim kur jeni në opozitë. Kur humbet jep dorëheqjen.

Ne i humbëm zgjedhjet. Ne do futemi në parlament. Beteja për zgjedhje të ndershme do bëhet që çke me të. Unë mendoj që kemi shumë gjëra për të ndryshuar në PD për t’u bërë më të besueshëm, më të fortë, dhe për ofruar sa më shumë njerëz.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco