Shehaj: Djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhjet lokale, dy gabime që na kushtuan

Shehaj: Djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhjet lokale, dy gabime që na kushtuan

21:16, 24/05/2021

Në Çim Peka Live, kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj, tha ndër të tjera se një nga gabimet kryesore që çuan edhe në humbjen e zgjedhjeve të fundit ishte djegia e mandateve që çoi edhe në ndryshimet në ligjin zgjedhor, gjë që sipas tij ia kishte thënë edhe Lulzim Bashës që është një gabim që nuk duhet ta bënin.

Bled Koka: Një nga gjërat që e kritikoni Bashën është që z. Basha dështoi në hapjen e partisë. Por unë mendoj që z. Basha e hapi partinë dhe duke e hapur kundrejt jush e çau në analizë dhe në kritikë, me ata që ishin para jush, me z. Patozi, znj. Topalli etj.

Ju duhet të jeni njeriu i fundit që duhet të kritikoni z. Basha për çvështjen e hapjes, sepse ju ishit nga vizionet se si duhet hapur Partia Demokratike.

Shehaj: Unë jam i parimit që Partia Demokratike duhet hapur. Unë mendoj që gjërat duhen bërë seriozisht. Hapje do të thotë që të pranosh njerëzit më të mirë, të pranosh që ata të futen në garë dhe të thonë mendimin e tyre.

Arsyeja pse jam duke kandiduar tani është sepse ne humbëm garën. Dhe unë jam i bindur që kështu nuk fitojmë dot zgjedhjet, as të ardhshmet.

Gabimet kryesore që janë bërë, janë bërë para se në të futeshim në zgjedhje.

Djegia e mandateve është arsyeja kryesore, që mundësoi ndryshimin e ligjit elektoral dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Unë në biseda private me Lulzim Bashën kam qenë kundër djegies së mandateve dhe për këtë kam edhe dëshmitarë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco