PD akuzon me emra: Ja personat që blenë votat në Qarkun e Durrësit

PD akuzon me emra: Ja personat që blenë votat në Qarkun e Durrësit

10:35, 24/05/2021

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mbledhur sot në orën 10:00 ku do të shqyrtojë kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për integrim për qarkun e Durrësit.

Aleanca PD-AN ka kërkuar rivotim në të gjithë qarkun e Durrësit, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që LSI nga ana tjetër ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave. Kujtojmë se KAS më herët ka shqyrtuar ankimimet për qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës.

Avokati i PD Marash Logu foli me emra, duke thënë se kush janë personat që kanë bërë shit-blerje votash në qarkun e Durrësit.

“Zoti Ardian Çela ka qenë nën akuzë si nënkryetar i Durrësit. Drejtuesi faktik i Durrësit ishte Vangjush Dako, anëtar i Kryesisë së PS-së, i lidhur me bandat e kriminelët. Kujtojmë se gjykata liroi Lulzim Berishën, pasi Dako kishte dhënë garanci për punësimin e tij në bashki. Po ashtu, Dako del në përgjime edhe në gazetën Bild, rezulton se ai telefonon anëtarë të klanit kriminal Avdylaj.

Jurgis Çyrbja ka dalë i përfshirë në veprimtari kriminale, Ilir Ndraxhi doli në përgjimet e Bild si njeri me të cilin flisnin kriminelët e Avdylajt. Rrahman Rraja njihet se familjarët e tij janë përfshirë në vepra të rënda kriminale. PD ka bërë 50 kallëzime në SPAK për abuzime. Kemi denoncuar disa persona, si të përfshirë në skemë kriminale në shit-blerje të votës në Durrës, Shijak dhe rrethina. Ne kemi denoncuar me emra se kush janë ata që janë përfshirë në skemën kriminale të shit-blerjes së votës.

Në Krujë, ishte aktiv në blerje votash Artur Bushi dhe Xhelal Rraja. Në Durrës, Ardian Çela ka shpërndarë para tek individë. Edhe Plator Mehmeti, ka blerë vota. Në Shijak, Altin Hajri, ishte aktivizuar në shit-blerje votash, edhe pse në kërkim për vepra të rënda penale, shoqëruar nga Jurgis Çyrbja. Edhe Durim Keçi është aktivizuar në shit-blerje votash, person me precedent kriminal, dënuar në Itali me disa vjet burg”, deklaroi Logu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco