EMRAT/ Shqiptarët ruanin dy ‘shtëpi bari’ ngjitur, por nuk njiheshin

EMRAT/ Shqiptarët ruanin dy ‘shtëpi bari’ ngjitur, por nuk njiheshin

10:18, 24/05/2021

Policia britanike arrestoi dy shqiptarë, të cilët kujdeseshin për dy ‘shtëpi bari’ në Stoke. Për ironi, edhe pse shtëpitë ishin ngjtur, shqiptarët thanë se nuk njiheshin me njëri-tjetrin.

Për këtë arsye, Admirim Qosja dhe Erald Frashëri dolën veçmas para gjykatës.

Policia kishte nisur një operacion duke menduar se bëhej fjalë vetëm për një shtëpi ku kultivohej kanabis. Por kur dolën në oborrin e pasmë, pikasën shqiptarin Frashëri duke u larguar.

Atëherë kuptuan se kishin bërë bingo, pasi ishin dy shtëpi të mbushura me drogë. Por shqiptarët thanë se nuk njiheshin.

“Të akuzuarit thonë se nuk e njohin njëri-tjetrin. Sado e dyshimtë të duket kjo, krimi i tyre duhet gjykat veçmas,” tha gjykatësi.

Erald Frashëri, 25 vjeç, u dënua me dy vite burg.

Kurse Admirim Qosja, 45 vjeç, u dënua me 20 muaj burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco