EMRAT/ Kapja e skafit plotë më drogë në Vlorë, kush janë tre të arrestuarit, ja çfarë thotë policia

EMRAT/ Kapja e skafit plotë më drogë në Vlorë, kush janë tre të arrestuarit, ja çfarë thotë policia

08:44, 24/05/2021

Policia e Vlorës ka vënë në pranga  3 shtetas në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Karaburuni."

Sipas policisë, shtetasit Mandi Begaj, 43 vjeç, Herman Muçaj 27 vjeç dhe Ëngjëllush Mukaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, janë të dyshuar si trafikues të lëndës narkotike të ndaluar ditën e djeshme, 23 maj në gjirin e Arushës, Karaburun.

Policia sekuestroi 577 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis dhe një mjet lundrues gomone e cila kishe si destinacion Italinë.

Kapet gomonia me 500 kg hashash në Karaburun, priste për t'u nisur drejt Italisë

Sipas njoftimit të policisë, personat që ndodheshin në bord tentuan të braktisnin mjetin lundrues, dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Karaburuni”, për goditjen e një tentative për trafikim të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Operacioni u krye nga Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, Guardia di Finanza, Policinë Kufitare Vlorë dhe QNOD.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 577 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet lundrues gomone.

“Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrollit të territorit dhe koordinimit të veprimeve me QNOD, kanë organizuar punën për bllokimin e një mjeti lundrues që dyshohej se kishte lëndë narkotike në bord.

Ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Shërbimet policore kanë sekuestruar mjetin lundrues gomone, në bordin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve M. B., 43 vjeç, H. M., 27 vjeç dhe Ë. M., 34 vjeç, banues në Vlorë, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike”, njofton policia e Vlorës.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco