'Maskat' dhunojnë familjen në Lezhë dhe zhduken me paratë e grabitura, Policia ngre pika kontrolli

'Maskat' dhunojnë familjen në Lezhë dhe zhduken me paratë e grabitura, Policia ngre pika kontrolli

08:12, 24/05/2021

Një familje në Spiten të Lezhës është dhunuar gjatë natës nga grabitësit, që u larguan me një sai parash dhe dy aparate celularësh që arritën të marrin.

Shtëpia e Gjergj Doçit, 61 vjeç u sulmua nga personat e maskuar, por kryefamiljari dhe e shoqja, Vitore Doçi, 47 vjeçe  bënë rezistencë e si pasojë u lënduan nga maskat.

Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë Policia ka nisur hetimin. 

Policia ka shoqëruar disa persona që e njohinfamiljen, si të dyshuar dhe ka ngritur pika kontrolli.

Njoftimi:

Lezhë 

Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë. 

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen. 

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco