FOTO/ Eksploziv në derën e shtëpisë së drejtuesit lokal të PD-së, Shijak

FOTO/ Eksploziv në derën e shtëpisë së drejtuesit lokal të PD-së, Shijak

23:05, 23/05/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak, ku një sasi eksplozivi është vendosur në banesën e një prej drejtuesve të PD-së së qytetit të Shijakut, Ilgner Vora.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, lënda eksplozive ishte vendosur në derën banesës së Vorës.

Policia Shijak/ Informacion Paraprak

Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen" Kodra", Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së​ shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.

Ndërkohë po vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco