FOTO/ Momentet kur shoqërohet gomonia me 600 kg kanabis

FOTO/ Momentet kur shoqërohet gomonia me 600 kg kanabis

21:29, 23/05/2021

Një gomone e mbushur me hashash është kapur pasditen e sotme në Karaburun nga italianët e Guardia di Finanza.

Menjëherë pas pikasjes së saj, forcat e Guardia di Finanza i janë vënë pas dhe kanë bërë shoqërimin e saj në Repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë.

Në foto shihet momenti kur policia bën shoqërimin e gomones në repart si dhe momenti kur nisin të shkarkojnë hashashin.

Gomonia 9 metra e gjatë me 2 x 350 kf motorë të fuqishëm u kap me rreth 500-600 kg hashash në Gjirin e Arushës në Karaburun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco