Plagosje me thikë në Durrës

Plagosje me thikë në Durrës

20:36, 18/05/2021

Një plagosje me armë të ftohtë, ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Durrës. Sipas informacionit paraprak të Policisë së Durrësit, një 51 vjeçari ka qëlluar me mjet prerës një 55 vjeçar, i cili ndodhet i shtruar në spital.  

Durrës/ Informacion paraprak.       

Më datë 18.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh ,Durrës pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës.

Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit  të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco