Masakra e 25 prillit/ Braimllari në SYRI TV: Rilindja ka mbushur kutitë edhe pas përfundimit të votimit

Masakra e 25 prillit/ Braimllari në SYRI TV: Rilindja ka mbushur kutitë edhe pas përfundimit të votimit

17:54, 18/05/2021

I ftuar në ‘Këndin e Intervistës’ në SYRI TV me moderatoren Enejda Ndoci, sekretari i përgjithshëm i LSI Endrit Braimllarit ka denoncuar tjetërsimin e votës në 25 prill.

‘LSI, nëpërmjet kandidatëve të për deputet të saj në të gjithë Shqipërinë ka bërë publike denoncimet sesi po nisej të manipulohej procesi i votimit, që nga përdorimi i administratës publike, përdorimi i policisë, lidhja me struktura kriminale në bashkitë e vendit. Është e qartë se 25 prilli ka qënë një masakër e vërtetë. Çdo ditë e më shumë po vërtetohet kjo gjë nga kutitë që po hapen. Ky proces nisi kohë më parë, që nga shkatërrimi që Rama i bëri të gjithë paanshmërisë që mund të kishte në këtë proces. Duke përdorur në mënyrë abuzive administratën publike, kohë më parë dolën denoncime sesi drejtorët e rilindjes ushtronin presion ndaj punonjësve për të sjellë vota për PS. U pa qartë sesi dejtorë të rilindjes u përfshinë në fushatë në orarit të punës. U pa qartë sesi kryetarë bashkishë shkelnin rëndë ligjin dhe kodin zgjedhor ku merrnin pjesë aktivisht në fushatë dhe përdornin struktura kriminale.

Kemi disa kallëzime për drejtues të rilindjes apo edhe për kryetarët e bashkisë dhe nuk ka akoma asnjë vendim nga gjykatat apo edhe nga SPAK për krimet zgjedhore. Kjo masakër u orkestrua para 25 prillit dhe u ekzekutua në 25 prill.

Jo vetëm nuk ka punuar pajisja e identifikimit biometrik, por dhe ka shërbyer si mjet për të manipuluar procesin. Janë para jo vetëm nga kutitë e hapura në qarkun e Beratit, se ka më shumë vletë votimi se sa votues. Pro rilindja i ka futur duar edhe pas mbarimit të procesit të votimit duke mbushur kutitë.

Është e qartë sesi Edi Rama, duke përdorur komitetin teknik, i ka mohuar të drejtën e votimit emigrantëve nga Greqi dhe maqedonia, duke i vendosur në karantinë.

Pasi përfundoi procesi i votimit, u anulua karantina për emigrantët, duke e bërë të qartë se ishte vendim politik në favor të PS’, tha Braimllari./ A.Z/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco