Publikon dokumentat, Vasili: Berati e Gjirokastra fundosin përfundimisht 25 prillin

Publikon dokumentat, Vasili: Berati e Gjirokastra fundosin përfundimisht 25 prillin

12:41, 18/05/2021

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, publikon në “Facebook” disa dokumente, që sipas tij, janë fakte të reja mbi atë që Vasili e quan “masakra e 25 prillit”.

Numri dy i LSI thekson se Berati e Gjirokastra janë dëshmitë që fundosin përfundimisht 25 prillin si masakra mafioze e rilindjes.

Postimi i plotë i Vasilit:

Fakte të reja, masakra e 25 prillit po demontohet totalisht!

Berati dhe Gjiirokastra deshmitë, që fundosin përfundimisht 25 prillin si masakra mafioze e rilindjes që ka qenë e tillë në gjithë teritorin.

Dokumente të reja asgjesojnë plotësisht dhe rrezojnë tërësisht 25 prillin.

Votime me dhjetra herë nga një person në Gjirokastër dhe në Berat.

Në Berat në Q.V 3446, mungon Raporti PEI, citohet që kanë nënshkruar 324 zgjedhës, por nuk vendoset në dispozicion lista e zgjedhësve, ndërkohë në kuti ka 327 vota, pra ka më shumë fletë votimi se sa votues të pretenduar!

KAS është ballë përballë me ligjin dhe dokumentet flasin vetë, çdo devijim nga drejtesia e çon vetë KAS perpara drejtësisë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco