E refuzoi si antikushtetues, Komisioni Hetimor i jep Metës një javë afat

E refuzoi si antikushtetues, Komisioni Hetimor i jep Metës një javë afat

11:07, 18/05/2021

Pas refuzimit të prerë të presidentit për t'u paraqitur ditën e sotme në Kuvend, Komisioni Hetimor i ka dhënë afat Ilir Metës që të paraqitet për seancën dëgjimore nga nesër, 19 maj deri të hënën më 24 maj.

Kryetari i Komisionit Alket Hyseni u shpreh se Meta mund të zgjedhë një datë të lirë, sipas axhendës së tij.

Presidenti Meta nëpërmjet një shkrese zyrtare,  nuk pranoi të merrte pjesë në seancën dëgjimore të përcaktuar për ditën e sotme. Sipas ky procesin hetimor është fiktiv dhe i pabazuar në Kushtetutë.

“Ky Kuvend, si në asnjë vend tjetër demokratik, që prej muajit shkurt 2019, nuk ka opozitë reale brenda tij. Ndaj dhe mungesa e opozitës në Kuvend, është një arsye më shumë, se përse Kuvendi aktual njëpartiak, në këto kushte, në këtë periudhë/kohë, e në këto rrethana, nuk gëzon asnjë legjitimitet për të ngritur, dhe as për të kryer veprimtari hetimore”, shkruan Meta.

Më tej, Meta i kërkon Kuvendit të reflektojë dhe të shfuqizojë vendimin për miratimin e raportit dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, të ndërpresë menjëherë të gjitha procedurat hetimore parlamentare që po zhvillon ky komision, si dhe të mos ndërmarrë vendime të rëndësishme që cenojnë interesat e shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco